Tani edhe në Kosovë bëhen testime direkte, të shpejta dhe të sigurta për Coronavirusin

Testet e shpejta të virusit SARS COV 2 që po përdoren në masë të madhe në vendet perëndimore tashmë kanë arritur edhe në Kosovë. Këtë metodë të testimit e sjellë për herë të parë laboratori “Analiza” në Prishtinë
Specialisti i biokimisë klinike dr. Driton Sopa, thotë se testimi i shpejtë përmes antigjenit SARS COV2 bënë të mundur detektimin direkt të coronavirusit.
Testi bazohet në kapjen dhe evidentimin e pjesëzave virale përmes teknikes imunokromatografike.
Rezultati pozitiv apo negativ e konfirmon ose e përjashton infeksionin covid19 në momentin e testimit.
Certifikimi i testeve për Antigjenin nga prodhuesit ROCHE dhe SIEMENS Healthinner është bërë nga studimet paralele me metodën referente të PCR.
Këto studime krahasimore kanë rezultuar me ndjeshmëri(sensitivitet) mbi 96% te testit antigjenik krahas atij me tekniken PCR. Specifiteti i testit poashtu ka rezultuar mbi 99 % duke e bërë testimin shumë të besueshëm ndaj rasteve fallc pozitive.
Testimi me antigjen ka një procedurë më të thjeshtë, marrja e mostrës bëhet përmes strishos në hunde, ndërsa koha e nevojshme deri në rezultat është jo më shumë se 30 minuta.
Përveç kohës së shpejtë të daljes së rezultateve edhe kostoja e këtij testi është përgjysmë më e lirë sesa me testet me PCR.
Për më shumë ndiqeni videostorien e përgatitur nga IndeksOnline.