06:20 / E Diele, 08 Tetor 2017 / indeksADMonline

Tirana në hall, edhe sot një pako e dyshimtë në rrugë

Një tjetër pako e dyshimtë është konstatuar në rrugët e kryeqytetit, më konkretisht në zonën e 9-katsheve.

Pakoja e dyshimtë ka alarmuar qytetarët të cilët kanë dhënë edhe alarmin në policinë e Tiranë. Ende nuk dihet se çfarë përmban pakoja, ndërkohë që forca të shumta policie janë në vendngjarje.