Rrokulliset vetura në hyrje të Istogut, ka të lënduar

Numri i aksidenteve si pasojë e motit të ligë, por edhe e pakujdesisë gjatë vozitjes, vazhdon të jetë shqetësues.
Një veturë është rrokullisur në hyrje të Istogut.
IndeksOnline sjellë pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet vetura e dëmtuar rëndë, teksa thuhet se ka edhe të lënduar.
