75 Mall Live Search
16:02 / E Martë, 22 Dhjetor 2020 / C E

Llapi siguron një talent, e merr nga skuadra e KEK-ut

Llapi ka siguruar shërbimet e futbollistit të talentuar të KEK-ut, Almedin Klinaku.

Lajmin e ka bërë të ditur skuadra nga Podujeva përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Ky është njoftimi i klubit:

Mirësevjen ALMEDIN KLINAKU ⚪?18 vjeçari vie nga skuadra e KEK-utPodujevë, 22 dhjetor 2020 – Petkut të futbollistëve perspektiv dhe premtues për të ardhmen nga dita e sotme iu është bashkangjitur edhe mesfushori i krahut të djathtë, Almedin Klinaku. Në ambientet e stadiumit ‘Zahir Pajaziti’, Klinaku firmosi kontratë që e mban në klub deri në vitin 2025, teksa sot për herë të parë u prezantua me fanellën e klubit të ri të tij, KF Llapit.Almedin Klinaku, i lindur më 16.12.2002, 18 vjeç, i gjatë 1.74 cm, luan si mesfushor i krahut të djathtë si dhe mesfushor ofanziv. Këmba e tij e preferuar është këmba e majtë. Shquhet për teknikën e mirë, depërtimet nga krahu dhe gjakftohtësinë e precizitetin para portës. Trajneri Tahir Batatina ka vëzhguar shumë ndeshje të Almedin Klinakut me skuadrën U-19 të KEK-ut, deri sa ka mbetur shumë i kënaqur me paraqitjet e tij, të cilat ishin vendimtare që sot Klinaku të jetë pjesë e Llapit për periudhën 2020-2025.Paç suksese me fanellën e Llapit, Almedin