75 Mall Live Search
20:44 / E Martë, 22 Dhjetor 2020 / OSH

Vitia: Kryesia e Kuvendit votoi pro shtesave të pagave, jo kryetarja Osmani

Në kohën kur kriza në ekonomi është tejet e dukshme dhe shumë punëtorë kanë humbur vendet e punës, edhe këtë vit Kuvendi dhe Presidenca do të marrin nga 500-600 euro shtesë për festa të fundvitit krahas shtesave të rregullta që marrin në pagat bazë.

Kështu tha zëvendësministri në detyrë i Financave, Agim Krasniqi,  në një postim në “Facebook”, i cili vlerësoi se në këto dy institucione po bëhet “lulëzim ekonomik”.

“Nuk po dije asgjë, unë nuk paskam kuptu e dëgju se në Kosove tani kemi rritje dhe lulëzim ekonomik. Nuk po e kuptoj si dikush ka humbur vendet e punës, si dikush nuk ka marr page fare këtë vit. Dy institucionet kryesore ne vend, Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe Presidenca e Kosovës këtë e paskan kuptuar sepse tani për festa të fundvitit po ndajnë krahas pagave te tyre te “ulta” edhe nga një shtesë rreth 500-600 euro”, tha ai.

IndeksOnline ka kontaktuar me Egnesa Vitia, këshilltaren e u.d. presidentes, Vjosa Osmani, për këtë çështje.

Ajo tha se kryesia ka votuar pro këtij vëndimi, e jo Osmani.

“Kryetarja ak abstenuar në kryesi. Por kryesia ka votuar pro këtij vendimi. Për më tepër id rejtoheni administratës së Kuvendit të cilët e kanë praktikuar edhe në vitet e mëparshme”, tha Vitia./IndeksOnline/