Limaj i sheh këto dy çështje si problematike në vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetetuese për voten e deputetit Arifi për qeverinë Hoti.
Limaj ka thënë se nuk qenë vendim i pritur, por e respekton si vendim.
Ai ka thënë se besoj që sikur aktgjykimet tjera edhe ky do të jenë temë e debatëve të profesionistëve dhe juristëve.
Megjithatë, lideri i Nismës ka thënë se i sheh dy gjëra si problematike në këtë aktgjykim.
Efekti prapaveprues. Gjykata Kiushtetutese kur vjen puna të votimi i qeverisë thotë se nuk ka qenë vendim i rregult, ndërsa kur vjen çështja të vendimet e Qeverisë thotë se për ato vendime nuk ka efekte prapaverpures. Është shumë vështire me arsyetu këtë çështje si jurist. Poashtu për mua Gjykata Kushtetuese ka marr rolin që nuk i takon ka shpallë dënim. Gjykata Kushtetuese nuk nxjerr dënime. Me vet faktin që ai që është i dënuar deri në tre vjet nuk ka drejtë të zgjidhet është dënim dhe kjo nuk është kompetencë e Gjykatës Kushtetuese. Janë këto dy momente që i kam parë si të diskutueshme”, ka thënë Limaj në një intervistë për televizionin publik./IndeksOnline/