75 Mall Live Search
10:17 / E Mërkurë, 23 Dhjetor 2020 / C E

Dalin rezultatet e autopsisë, zbulohen detaje të tmerrshme të vdekjes së Maradonës

Televizioni Kombëtar i Argjentinës ka publikuar rezultatet e autopsisë së Diego Maradonës.

Siç thuhet, të dhënat kryesore nga raporti janë se nuk u gjetën gjurmë të drogës dhe alkoolit në gjak, por edhe një fakt i frikshëm.

Gjegjësisht, ata pretendojnë se Diego nuk vdiq shpejt, por se ai përjetoi agoni në shtrat, e cila, për mendimin e tyre, mund të kishte zgjatur midis gjashtë dhe tetë orëve.

Ekipi ligjor i drejtuar nga Matthias Morla tashmë ka pohuar se vdekja ndodhi për shkak të neglizhencës së mjekëve dhe nëse këto pretendime janë të vërteta, dr. Luke dhe ata që u kujdesën për Maradonan, do ta kenë të vështirë të dalin… /IndeksOnline/