75 Mall Live Search
13:58 / E Mërkurë, 23 Dhjetor 2020 / Blerim

Data e zgjedhjeve/Osmani pret Mimoza Kusari-Lilën

Ushtruesja e detyrës e presidentes, Vjosa Osmani, në vazhdë e takimeve me përfaqësues të partive politike për të diskutuar datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme ka pritur në një takim, kryetaren e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila.

Osmani sot pritet të përmbyllë ciklin e takimeve, ku më pas pritet të marrë vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.