Ekskluzive: Ky futbollist i Kosovës, sonte do të zgjedhet më i miri i vitit 2020 nga FFK

Sonte në mbrëmje do të mbahet ceremonia për zgjedhjen e laureatëve më të mirë të vitit 2020 nga Federata e Futbollit të Kosovës.
Çmimi kryesor si lojtari më i mirë i vitit, për herë të parë do të ndahet për një mbrojtës.
Burime të Indeksonline, bëjën të ditur që Mërgim Vojvoda është fitues i çmimit.

Së bashku me mbrojtësin e Torinës, në garë kanë qenë Amir Rrahmani, Florent Hadërgjonaj e Milot Rashica.
Ceremonia e zgjedhjes së më të mirëve fillon sonte nga ora 17:15 dhe transmetohet në Klan Kosova.
/Indeksonline/