75 Mall Live Search
13:12 / E Enjte, 24 Dhjetor 2020 / C E

Arben Zeqiri: Ky është trajneri ideal për Ballkanin, gjithmonë ka vend për kritika në formacionin e vitit

Ballkani gjatë ditës së djeshme ka vendosur t’i ndaj rrugët me Ismet Munishin.

Me tri humbje në katër ndeshjet e fundit, skuadra nga Suhareka ka humbur vendin e parë në tabelë duke u parakaluar nga Drita.

Opinionisti i njohur, Arben Zeqiri ka vlerësuar punën e Munisht me Ballkanin për këtë kohë dhe ia ka sugjeruar një trajner kampion drejtuesve të skuadrës.

Ballkani i ka arsyet e veta që ka ardhë deri te vendimi për ta larguar Munishin, por tashmë sugjerimi im është që Ballkani të marr një trajner vendor që e njeh ligën, një trajner kampion, i cili e di rrugën se si të shkohet deri te titulli”, ka thënë Zeqiri për Indeksonline.

Falë punës së Ismet Munishit Ballkani është ngritur deri në këtë nivel duke luftuar për titull në stinorin që e lamë pas dhe duke qenë finalist i Kupës, derisa këtë vit duke qenë nënkampion vjeshtor dhe duke prodhuar futboll spektakolar dhe duke i bëtë tifozë Ballkanit anë e mbanë Kosovës”.

Mendoj që profili më i përshtatshëm për Ballkanin do të ishte Bekim Isufi i cili njihet si futbollist që ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm si lojtar dhe si trajner në futbollin kosovar”, ka thënë ndër të tjerash Zeqiri.

Arben Zeqiri ka komentuar edhe formacionin e vitit i cili u zgjodh mbrëmë në një mbrëmje të organizuar nga FFK.

Ai ka bërë edhe disa sugjerime për lojtarët të cilët kanë mundur të përfshihen.

Gjithmonë ka patur dhe do të ketë vend për kritika dhe sugjerime sa i përket formacionit të vitit. Në përgjithësi formacioni ka qenë shumë i mirë, por më vie keq që kanë mbetur futbollist si Batiu e Kuc të Ballkanit, Limani dhe Vucaj i Dritës si dhe Veliu i Gjilanit”.

Veliu, Rezak dhe Progni kanë qenë më të mirët për Gjilanin në rrugën për garat evropiane”.

Ndoshta është dashur të përfshihet edhe më shumë ndonjë lojtar të Gjilanit për faktin se kanë dalë nënkampion dhe kanë luajtur në Evropë”, ka përfunduar Zeqiri.

Jo rastësisht Gjilani edhe po quhet qyteti i futbollit pasi që më të mirët e këtij sezoni kanë lidhje me këtë qytet.

Shumica e laureatëve vijnë nga qyteti i Gjilanit, futbollistja e vitit, futbollisti më i mirë i futsallit, klubi më i mirë, gjyqtari më i mirë dhe Armend Thaqi që është shpallur lojtari më i mirë ka luajtur në Gjilan, Drita si klubi më i mirë. Gjithçka lidhet me qytetin e futbollit”, shtoi për fund Zeqiri. /IndeksOnline/