75 Mall Live Search
14:08 / E Enjte, 24 Dhjetor 2020 / OSH

BE dhe Britania e Madhe gati të finalizojnë marrëveshjen tregtare pas BREX-it

Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian po e mbyllin marrëveshjen tregtare pas Brexit, shkruan CNN-i.

Kjo marrëveshje pritet të shpallet në prag të Krishtlindjes, i tha CNN-it një burim i Qeverisë së MB dhe një burim diplomatik evropian. Lajmet për një marrëveshje të mundshme u raportuan gjithashtu nga agjencia e lajmeve PA Media në Britani të Madhe.

Njoftimi pritet të bëhet publik para afatit të fundit të marrëveshjes, më 31 dhjetor.

Zëdhënësi kryesor i Komisionit Evropian Eric Mamer la të kuptohet në Twitter:

 “Arritja e marrëveshjes pas # Brexit, do të vazhdojë gjatë gjithë natës. Marrja e pak gjumit rekomandohet për të gjithë vëzhguesit e Brexit-it në këtë pikë. Shpresojmë se do të jetë një fillim i hershëm nesër në mëngjes …”

Të mërkurën, një këshilltar i tha CNN-it se bisedimet ishin “duke lëvizur ” akoma. Një diplomat i BE-së ra dakord, duke i thënë CNN-it të mërkurën se një marrëveshje mund të vinte “sot ose nesër”

Bisedimet kanë qenë të bllokuara për muaj pasi të dyja palët nuk ishin në gjendje të arrinin marrëveshje në zona të tilla si kuotat e peshkimit, se si MB-ja, do të përdorte ndihmën shtetërore për të mbështetur bizneset britanike pas Brexit-it dhe mbikëqyrjen ligjore të çdo marrëveshjeje të arritur.

Çdo marrëveshje e mundshme do të përballet më pas me një proces ratifikimi përpara se të hyjë në fuqi, më 1 janar 2021, kur përfundon periudha e transicionit Brexit dhe Mretëria e Bashkuara nuk do t’u nënshtrohet më rregullave të BE-së./IndeksOnline/