Hajduti vjedh arkën e auto-larjes në Kodrën e Trimave (Prishtinë)
Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Mon Balaj”, në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë.
Një person i panjohur ka thyer arkën e një auto-larjeje, në këtë lagje, raporton IndeksOnline.
Në pamjet e siguruara shihet i dyshuari teksa thyen me një mjet të fortë arkën, nga ku merr të hollat e grumbulluara.
Pronari i biznesit ka bërë me dije se rasti është raportuar në polici dhe njësitet relevante po merren me hetimet e nevojshme.
Më poshtë pamje nga vendi i ngjarjes:

