75 Mall Live Search
11:54 / E Premte, 25 Dhjetor 2020 / k.v

Rrahja e djeshme në trafik, policia arreston sulmuesin

Është arrestuar një person i dyshuar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në komunikacion ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar me ç’ rast i ka shkaktuar lëndime trupore.

Për këtë rrahje kishte raportuar dje IndeksOnline, duke publikuar edhe video nga momenti i përleshjes fizike në trafik.

Rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 15 e 30, ku policia kishte pranuar informatën fillimisht për një aksident trafiku në lagjen “Emshir” në Prishtinë, ku kanë qenë të përfshira tri automjete.

Sipas policisë, pas aksidentit palët e përfshira në aksident kanë pasë edhe përleshje fizike mes vete, raporton IndeksOnline.

Një person ka pranuar tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes./IndeksOnline/