Rita për Krishtlindje: Secili meriton dashuri dhe magji

Rrjetet sociale i ka shfrytëzuar për të bërë një urim shumë të veçantë për ndjekësit e saj.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka uruar ndjekësit e saj të fesë katolike që festojnë Krishtlindjen, shkruan Indeksonline.
Artistja pozoi pranë pemës së Vitit të Ri, teksa shihej e veshur me veshje sportive, tërësisht të zeza, ndërsa dukej shumë e lumtur.
“Gëzuar Krishtlindjet ? ju dërgoj dashuri dhe dritë ❤️ Të gjithë e meritojnë atë pak dashuri dhe magji të Krishtlindjes, ju uroj të gjitha të mirat”, shkruan Rita./Indeksonline/