Policia e Kosovës arreston pesë persona te “Rruga B”, nuk respektuan urdhërat e PK-së

Indeksonline pak momente më parë raportoj se Policia e Kosovës ka arrestuar disa persona tek Rruga B.
Në lidhje me këtë rast, Indeksonline kontaktoj zëdhënësin e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, i cili tregoj se janë arrestuar 5 persona.
“Sonte, në ora 19:50, gjatë realizimit të detyrave, në zbatim të masave anti Covid-19, në një lokal në ‘Rrugën B’, së bashku me inspektorët kompetent kanë vërejtur se nuk respektohen masa e distancës dhe grumbullimit. Pavarësisht, vërejtjeve të dhëna, nuk janë përfillur urdhrat e ligjshme, ka pasur rezistencë dhe janë kanosur zyrtarë policorë. Policia ka shoqëruar pesë të dyshuar në stacion dhe është duke e kompletuar rastin”, u shprehë Krasniqi./Indeksonline/