75 Mall Live Search
13:07 / E Diele, 27 Dhjetor 2020 / Blerim

Tallja e PDK-së me deklaratat e Kurtit se VV do të marr 65 deputet

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, është tallur me deklarimet që ka bërë sot kryetari i VV-së, Albin Kurti, se partia e tij në zgjedhjet e ardhshme do të marrë rreth 65 deputet.

Bytyqi ka thënë se Albin Kurti po thotë se partia e tij do t’i marr 2/3 e votave në këto zgjedhje. Pra, nëse 800 mijë qytetarë do të votonin, përafërsisht sa ishin në zgjedhjet e kaluara.

Sipas Albinit, dikund 600mij (533.33 ma saktë) vota do t’i merr partia e tij.

“Koment: E kam përshtypjen se Albini me bashkë-partiakët është në garë se kush po e ngrit % më lart. Vetëm se është mirë se kur ta thonë një të pavërtetë, së paku t’i përsërisin shifrat e njëjta”, ka shkruar Bytyqi në Facebook.

Ai tutje ka thënë se:

50% nuk janë 55 deputetë

2/3 nuk janë 55 deputetë

2/3 nuk janë 50%

2/3 janë 66.66%, dhe si e tillë nuk janë 55 deputetë, e 55 deputetë nuk janë 50%