75 Mall Live Search
13:30 / E Diele, 27 Dhjetor 2020 / Blerim

Ramush Haradinaj mobilizon degën e AAK-së në Ferizaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë  e Kosovës,  ka vazhduar të mobilizojë degët e AAK-së nëpër komuna. Ai sot ka qëndruar në Ferizaj, ku ka takuar strukturat e degës së kësaj partie.

Ai përmes një postimi në  Facebook, ka thënë  se edhe në  Ferizaj ka frymë  të  fitores për  AAK-në.

“Edhe në Ferizaj, frymë e fitores’, ka shkruar Haradinaj.

Kujtojmë se ditë më parë Haradinaj ka vizituar komunën e Gjilanit dhe Deçanit.