75 Mall Live Search
16:11 / E Diele, 27 Dhjetor 2020 / Blerim

Vetura e tipit BMW godet një këmbësore dhe ik nga vendi i ngjarjes

Para pak momenteve në Prishtinë te Qafa, një veturë e tipit BMW, ka goditur një këmbësore dhe nuk është ndalur për t’i ofruar ndihmën e parë, por ka ikur nga vendngjarja.

Kalimtarë të rastit që kanë ndodhur në momentin e aksidentit, kanë bërë të ditur për IndeksOnline, se pas goditjes vajza ka mbetur për një kohë pa ndjenja, ndërkohë që pas ofrimit të ndihmës nga qytetarët është këndellë.

Lagjja ku ka ndodhur aksidenti është shumë e frekuentuar dhe e pajisur me kamera, që do t’ia bëjë më të lehtë Policisë së Kosovës identifikimin e vozitësit.