Ballkani zyrtarizon Blendi Shkëmbin si kryetrajner

Blendi Shkëmbi edhe zyrtarisht është trajner i Ballkanit.
Siç ka raportuar Indeksonline gjatë këtyre ditëve, trajneri shqiptar do të marr drejtimin e skuadrës nga Suhareka.
Ky është njoftimi i klubit:
Mirësevjen Bledi Shkëmbi,Të dashur tifoz, Kemi arritur marrëveshjen me trainerin nga Korça z. Bledi Shkëmbi. Pas shume negociatave me trainer të respektuar, të cilët i kemi kontaktuar dhe të cilët i falenderojmë për shpalosjen e programeve të tyre dhe vullnetin për të bashkëpunuar .Mirëpo, ai i cili na bindi për një bashkëpunim të ardhshëm tashme është timonieri më i ri FC Ballkani Bledi Shkëmbi. Shkëmbi ka drejtuar skuadrën KF Teuta (Durrës) dhe Liria FC (Prizren) andaj kjo është sprova e tij e dytë në Superligën e Kosovës.Na priftë e mbara Bledi Shkëmbi Na priftë e mbara Suharekë