75 Mall Live Search
09:01 / E Hënë, 28 Dhjetor 2020 / OSH

Ishte paditur nga ish-menaxheri, Cardi B përfundon procesin gjyqësor

Saga ligjore midis Cardi B-së dhe ish-menaxherit Shaft, ka përfunduar. Reperja ka zgjidhur kontestin pasi ishte paditur para dy vjetësh dhe i kërkoheshin 10 milionë dollarë në gjykatë.

Shafti pretendonte se ishte injoruar nga këngëtarja pasi e kishte bërë atë të famshme.

Ndërkaq Cardi B e akuzonte atë se kishte tentuar të kontrollonte tërësisht jetën e saj, madje edhe privatësinë. Midis dyshes ka pasur një pajtim në gjyq, por që nuk janë bërë të ditura detajet.

“Më në fund jam e lirë”, ka shkruar këngëtarja në reagim./Indeksonline/