75 Mall Live Search
09:00 / E Hënë, 15 Qershor 2026 / AR

Komenti i DJ Gimbo për Selin-in bëhet viral në rrjete sociale

Postimi i fundit i modeles dhe influencueses Selin Bollatti në Instagram ka tërhequr një vëmendje të madhe nga ndjekësit, duke u bërë një nga temat më të komentuara në rrjet gjatë orëve të fundit.

E veshur me një fustan elegant në ngjyrë krem, me një stil të kuruar deri në detaj dhe paraqitje glamuroze, Selin ka marrë mijëra reagime dhe komplimente nga fansat e saj, shkruan Indeksonline.

Megjithatë, mes shumë komenteve pozitive, një në veçanti ka rënë më shumë në sy dhe ka filluar të shpërndahet edhe jashtë postimit. Bëhet fjalë për të dashurin e saj, DJ Gimbo, i cili i ka komentuar me fjalët: “E bukura ime ti”.

Postimi i Selin Bollatti vazhdon të rrisë numrin e ndjekësve, ndërsa komentet dhe reagimet rreth tij tregojnë edhe një herë ndikimin që ajo ka në rrjetet sociale. Në veçanti, komenti i DJ Gimbo është kthyer në një nga detajet më të përfolura të këtij postimi, duke e bërë edhe më viral gjithë publikimin./Indeksonline/