Pesë aksidente ndodhin në të njëjtën kohë në Shkabaj, 15 persona nisën drejt emergjencës (Video)

Pesë aksidente trafiku kanë ndodhur sot rreth orës 07 e 30 minuta në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, në fshatin Shkabaj.
Në aksidente kanë qenë të përfshira 15 automjete, në tri prej tyre kishte persona të lënduar.
Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë rajonale të Prishtinës ka thënë për IndeksOnline se deri tani ndihmë mjekësore kanë marrë 15 persona.
“Më 28.12.2020 rreth orës 07:30 në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, saktësisht në fshatin Shkabaj, kanë ndodhur pesë aksidente komunikacioni rrugor, prej tyre tri me lëndime. Të përfshira gjithsej janë 15 automjete. Bazuar në të dhënat fillestare ndihmë mjeksore deri tani kanë kërkuar 15 persona”, ka thënë Ahmeti.
Me aksidentet po merren zyrtarët e njësitit të trafikut./IndeksOnline/