Koha kur Liverpooli ishte për t’i “qarë hallin”, kjo ishte treshja sulmuese

Liverpooli tashmë njihet për sulmin e “frikshëm” që ka dhe falë tyre në dy vjetët e fundit ka fituar Ligën e Kampionëve dhe Premierligën.
Por dikur sulmi i Redsit ishte për t’i qarë hallin, shkruan Indeksonline.
Në vitin 2014 klubi drejtohet nga Bredan Rodgersi dhe alternativat e tij në sulm ishin për të dëshiruar.
Ai kishte në dispozicion Mario Balotellin, Fabio Borinin dhe Rickie Lambertin.
Sot, Balotelli luan te Monza në Serien B, Borini te Hellas Verona drisa Lamberti është pensionuar nga futbolli. /IndeksOnline/
