Hoxhaj pas termetit në Kroaci: Kosova i qëndron pranë Kroacisë në këtë ditë të rëndë

Kryetari në detyrë i PDK-së Enver Hoxhaj, gjithashti kandidat për kryeministër nga kjo parti, ka thënë se po i përcjell me shqetësim lajmet për tërmetin në Kroaci.
Enver Hoxhaj, përmes Twitterit, ka thënë se Kosova i qëndron pranë Kroacisë në këtë ditë të vështirë, duke uruar që kjo tragjedi të kalojë sa më shpejt.
“Me shqetësim të thellë po përcjell lajmet për tërmetin në Zagreb. Kosova i qëndron pranë Kroacisë në këtë ditë të vështirë. Qoftë e kaluar kjo tragjedi!”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.