Abrashi kërkon të ndahen nga 100 euro për secilin qytetarë

Deputeti i Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, (AAK) Gazmend Abrashi, ka kërkuar të jepen nga 100 euro për secilin qytetar të Kosovës për muajin prill të vitit 2020.
“Të gjendet mundësia që të implementohet propozimimi i AAK-së i muajit prill që të alokohen nga 100 euro për secilin qytetar rezident të Kosovës ndihmë direkte nga buxheti i vendit. Shpërndarja të bëhet përmes komunave, duke u bazuar në evidencat e ekstrakteve familjare dhe kjo që në fillim të vitit 2021”, tha ai.
“Konsiderojmë se kjo do të jetë një ndihmë direkte gjithëpërfshirëse për secilën familje në Kosovë bazuar në numrin e antarëve të familjes”, përfundoi Abrashi.