75 Mall Live Search
13:23 / E Hënë, 28 Dhjetor 2020 / OSH

Quni paralajmëron anëtarësimin e Kosovës me të drejta të plota në Kartën e Adriatikut

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni, ka thënë kanë përmbushur me sukses aktivitetet e parapara për vitin 2020, me gjithë shkurtimin e buxhetit dhe pandemisë.

Quni në konferencën e fundvitit, ka përmendur disa prej arritjeve të ministrisë që drejton, ku njëra ndër to ka qenë edhe pjesëmarrja në konferencës e Kartës së Adriatikut, ku ka shprehur bindjen për anëtarësim të plotë në këtë konferencë së shpejti.

“Avancuam me sukses edhe transicionin dhe krijimin e kapaciteteve të para të mbrojtjes së territorit. 400 ushtarë të rinj, duke ngritur përqindjen e gjinisë femërore në 10 për qind”.

“Kemi realizuar procesin e përzgjedhjes së gjeneratës së kadetëve 2024. Krahas planit të arsimit brenda vendit kemi pasur suksese edhe ndërkombëtare.

“Kemi përfaqësuar ministrinë në konferencën e Kartës së Adriatikut ku shpresojmë që së shpejti të anëtarësohemi me të drejta të plota. Objektivi ynë është që të zhvillojmë forcat tona në angazhimin e forcave të përbashkëta paqeruajtëse”, tha Quni.

Ai po ashtu theksoi se FSK-ja, për të nëntën herë është shpallur institucioni më i besueshë nga qytetarët.