Pamje nga aksidenti i rëndë afër Lipjanit ku mbetën të lënduar 4 persona

Katër persona kanë marrë lëndime trupore në një aksident trafiku që ka ndodhur mesditën e sotme në hyrje të Lipjanit, transmeton IndeksOnline.
Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, një veturë dhe një kamion.
Aksidentin për IndeksOnline e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zyrtare për Informim në Policinë Rajonale në Prishtinë.
“Rreth orës 12:00, kemi marrë informatën për një aksident trafiku, i cili ka ndodhë në hyrje të fshatit Qylagë të Lipjanit. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete(një veturë dhe një kamion). Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 4 persona. Ata janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë ajo.

Në vendin e aksidentit kanë dalë njësitet përkatëse të policisë të cilat janë marrë me rastin./IndeksOnline/