75 Mall Live Search
17:00 / E Martë, 29 Dhjetor 2020 / A. A

Zhegrovës i ngritet vlera 200 mijë euro

Faqja e njohur për transferimin e lojtarëve ‘Transfermarkt’ ka publikuar shifrat e reja me vlerën e futbollistëve në tregun botëror.

Mesfushorit të Baselit, Edon Zhegrova i është ngritur vlera nga 1.3 milion euro në 1.5 milion, shkruan Indeksonline.

21 vjeçari në këtë edicion ka zhvilluar 12 ndeshje në kampionatin zviceran duke shënuar 1 gol.

Duhet theksuar që ky është sezoni i 3-të që Zhegrova luan te Baseli.

/Indeksonline/