75 Mall Live Search
18:56 / E Martë, 29 Dhjetor 2020 / OSH

Imri Ahmetit i vdes babai

Kryetarit të komunës së Lipjanit, Imri Ahmetit sot i ka vdekur personi i dashur, babai.

Ahmeti këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook, transmeton IndeksOnline.

Ai tha se varrimi do të bëhet nesër në varrezat e fshatit Torinë, në ora 12:30.

“Të dashur miq e dashamirë,

U nda nga ne më i dashuri ynë Baba, Sherif Bahti Ahmeti.

Do ta kujtojmë me mirësi e dashuri ashtu siq jetoj çdo ditë të jetës.

Varrimi do të bëhet nesër në varrezat e fshatit Torinë, në ora 12:30 në pranin e rrethit të ngusht familjar dhe miqëve të familjes”, tha ai./IndeksOnline/