Kroacia mirënjohëse për mbështetjen e ofruar nga FSK-ja

Pas letrës së komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama adresuar homologut të tij, shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Kroacisë, admiralit Robert Hranj, ku shprehur shqetësimin e thellë pas pasojave të tërmetit në Kroaci si edhe vullnetit e gatishmërisë së plotë për dërgimin e njësiteve të specializuara për operacionet e kërkim-shpëtimit, ka ardhur përgjigjja e admiralit Hranj me përmbajtjen si në vijim:
“ I nderuar gjenerallejtënant Rama,
Kam marrë letrën tuaj dhe ne të gjithë jemi mirënjohës për mbështetjen vetëmohuese të ofruar nga Forca e Sigurisë së Kosovës. Forcat e Armatosura Kroate po ndihmojnë dhe mbështesin popullsinë lokale me aftësitë dhe burimet tona dhe ne e vlerësojmë reagimin tuaj të menjëhershëm. Ne nuk do të hezitojmë të kërkojmë për ndihmë nga ekipet tuaja nëse është e nevojshme.
Edhe një herë, faleminderit, faleminderit Kosovë!”
Sinqerisht,
Admirali Robert Hranj
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm
Forcat e Armatosura Kroate