75 Mall Live Search
08:15 / E Enjte, 31 Dhjetor 2020 / Blerim

Drejtori i ri i AKI-së, Hoti ia dërgon Osmanit propozimin

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se ka dërguar te presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, propozimin e ri për drejtor.

Hoti ka deklaruar se ka qenë iniciativë e tij shkarkimi i drejtorit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Kreshnik Gashi.

Ai ka bërë të ditur se ka dërguar te presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, propozimin e ri për drejtor.

“Është e drejtë imja kushtetuese që të marrë këso vendimesh kurdo që është e nevojshme. Mua nuk më lejohet që të flas për ato çështje. Në bazë të bisedave që kam pasur me të [Kreshnik Gashin] kam vlerësu që është në të mirë të institucionit që ai të mos vazhdojë më tej dhe pas asaj i kam dërguar letër ushtrueses së detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, që të pajtohet edhe ajo për të liruar nga detyra drejtorin e AKI-së. Iniciativa ka qenë imja”, ka thënë Hoti.

Aika njoftuar se e ka bërë propozimin te Vjosa Osmani për drejtorin e ri të AKI-së.

“Tashmë i kam bërë propozim ushtrueses së detyrës së presidentes për drejtorin e ri. Brenda 20 ditëve nga shkarkimi do të vijë drejtori i ri. Nuk më lejohet që ta them emrin”, ka njoftuar Hoti.