75 Mall Live Search
13:44 / E Enjte, 31 Dhjetor 2020 / Blerim

MARCA tregon listën e 10 futbollistëve më të mirë të vitit 2020

Sot po e mbyllim një vit që ndoshta nuk kaloi ashtu siç e deshëm, kuptohet për një pjesë të madhe të botës.

Sporti në përgjithësi e futbolli në veçanti e pësuan më së shumti, me ç’rast organizatat kryesore u detyruan, që turnetë më eminentë t’i shtyenin për vitin që po vjen.

Revista franceze “France Football” anuloi dhurimin e Topit të Artë, pasi saj nuk ekzistonin kushtet e një analize të mirëfilltë se kush e meritonte atë, ani pse Lewandowski u zgjodh futbollisti më i mirë i FIFA-s.

Ndërkaq, polakun të parin e ka vendosur edhe një nga portalet më të mëdha të futbollit, MARCA.

E përditshmmja spanjolla ka publikuar emrat e 10 lojtarëve më të mirë të 2020-s.

1. Lewandowski

2. Kimmich

3. Mbappe

4. Ramos

5. Cristiano Ronaldo

6. Neymar

7. Benzema

8. Neuer

9. Haaland

10. Messi