Kolumbia fiton ndaj Uzbekistanit, shkëlqen Diaz
Kolumbia ka shënuar fitore të rëndësishme mbrëmë ndaj Uzbekistanit, në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve në Botëror.
Serinë e golave e hapi Kolumbia, me Daniel Munoz që shënoi në minutën e 40-të, shkruan IndeksOnline.
Rezultati u barazua nga Abbosbek Fayzullaev në minutën e 60-të, për të pësuar më pas Uzbekistani në minutën e 65-të, nga Luis Diaz.
Fitoren e Kolumbisë e vulosi Jaminton Campaz, në minutat shtesë të lojës.
Me këtë rezultat, Kolumbia i prin grupit K me 3 pikë, e ndjekur nga Kongo e Portugalia me nga një pikë./IndeksOnline/

