75 Mall Live Search
12:35 / E Shtunë, 02 Janar 2021 / OSH

Arrestohet gjakovarja pasi e rrahu burrin dhe e bëri për spital, ngjarja ndodhi 1 orë pasi hymë në vitin 2021

Policia e Kosovës në Gjakovë, ka arrestuar një person 1 orë pasi hymë në vitin 2021.

Bëhet fjalë për një grua e cila kishte rrahur burrin e saj dhe e kishte bërë për spital, transmeton Indeksonline.

Ngjarja ka ndodhur në orën 01:20 të 1 janarit. Viktima ka marrë trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit, e dyshuara është liruar me procedurë e rregullt./Indeksonline/