Dhunë familjare në Gjilan, një person sulmon fizikisht prindërit dhe vëllain

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar për dhunë familjare në Gjilan.
Një person ka sulmuar fizikisht prindërit dhe vëllain e tij, transmeton IndeksOnline.
” DHUNE FAMILJARE
Gjilan, 02.01.2021-21:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti ka sulmuar fizikisht tre viktimat , dy prindërit dhe vëllain e tij. Nuk raportohet për e lënduar. Me vendim te prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje”, njofton Policia e Kosovës./IndeksOnline/