75 Mall Live Search
09:14 / E Diele, 03 Janar 2021 / OSH

Detaje të reja nga grabitja në Kaçanik, hajnat sulmuan një grua dhe e lidhën me lidhëse plastike për t’i marrë para

IndeksOnline mbrëmë vonë ka raportuar për një grabitje të armatosur në Kaçanik, më konkretisht në fshatin Gjurgjedell.

Disa persona të maskuar dhe të armatosur janë futur në shtëpinë e një gruaje, ku e kanë sulmuar dhe nën kërcënimin i kishin marrë një shumë të konsiderueshme parash.

Lidhur me rastin në fjalë detaje kanë dhënë edhe nga Policia e Kosovës, ndërkohë që dy persona të dyshuar janë arrestuar.

” GRABITJE

Fsh. Gjurgjedell, Kaqanik02.01.2021-21:55. Viktima femer kosovar e ka raportuar se tre te dyshuar të panjohur me forcë kane depërtuar ne shtëpinë e saj , e kane lidhur me lidhëse plastike , e kane sulmuar fizikisht dhe nën kërcënimin e armës se ftohte e kane detyruar të tregon vendin e kasafortës. Te dyshuarit kane marre kasafortën dhe janë larguar ne drejtim te panjohur. Rasti nen hetime.”, njofton Policia e Kosovës./IndeksOnline/