Pamje nga shtëpia në Kaçanik ku një të moshuarës ju vodhën 55 mijë euro

Indeksonline mbrëmë dhe sot ka raportuar në lidhje më një vjedhje që ka ndodhur në Kaçanik, në fshatin Gjurgjedell.
Persona të armatosur kanë hyrë në shtëpinë një 70 vjeçareje, ku e kanë sulmuar dhe ia kanë vjedhur 55 mijë euro. Tutje, Indeksonline mëson se 70 vjeçarja është Remzije Mani.

Indeksonline ishte në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur ngjarja, por 70 vjeçarja nuk gjendej në shtëpi.

Deri më tani në lidhje me këtë rast dy persona janë arrestuar. Sipas raportit të Policisë, të dyshuarit kanë marr një kasafortë.

“Fsh. Gjurgjedell, Kaçanik 02.01.2021-21:55. Viktima femer kosovar e ka raportuar se tre te dyshuar të panjohur me forcë kane depërtuar ne shtëpinë e saj , e kane lidhur me lidhëse plastike , e kane sulmuar fizikisht dhe nën kërcënimin e armës se ftohte e kane detyruar të tregon vendin e kasafortës. Te dyshuarit kane marre kasafortën dhe janë larguar ne drejtim te panjohur. Rasti nen hetime.”, njofton Policia e Kosovës./IndeksOnline/

