Ekzekutohen tre persona në Iran, akuzoheshin për terrorizëm dhe grabitje

Tre persona në Iran, ditën e sotme janë ekzekutuar. Sipas mediave të huaja, të tre iranianët u varën në provincën e Sistan-Baluchestan, dy prej tyre ishin dënuar për akte terrorist, ndërsa një tjerët për vrasje dhe grabitje të armatosur.
Dy nga të ekzekutuarit, Hassan Dehvari dhe Elias Kalandarjehi, u arrestuan në 2014, pasi iu gjetën një sasie e konsiderueshme eksplozivi dhe armësh.
Ata janë akuzuar për rrëmbim, bombardime dhe vrasje të civilëve, anëtarëve të forcave të sigurisë, si dhe lidhje me organizatën xhihadiste, Al-Kaeda në Shtetin Islamik të Irakut dhe Levant (ISIL). Ndërsa, personi i tretë Omid Mahmoudjehi, është akuzuar për grabitje me armë dhe vrasje të civilëve.