Gati 52 mijë kosovarë të infektuar me Covid nga fillimi i pandemisë e deri tani

Është bërë afro një vit që kur në Kosovë u shfaq rasti i parë me virusin SARS-CoV-2 i njohur si coronavirusi, shkruan IndeksOnline.
Që nga 13 marsi i vitit 2020 kur u konfirmua rasti i parë e deri sot, numri i të të infektuarve ka arritur në 51 mijë e 965 raste nga 187 mijë e 88 persona të dyshimtë.
Ndërsa janë shëruar mbi 40 mijë pacientë nga COVIDI-19 që nga fillimi i pandemisë në Kosovë. Janë saktësisht 42.635 pacientë të shëruar.
Përveç numrit të lartë të të infektuarve, ka pasur edhe një numër të madh të personave që kanë humbur jetën nga ky virus ku deri tani kanë vdekur 1 mijë e 344 pacientë.