75 Mall Live Search
13:26 / E Hënë, 04 Janar 2021 / OSH

Gjermania dhe Austria marrin vendime që të vazhdojnë bllokimin nga Covid-19

Qeveritë federale dhe shtetërorë në Gjermani e Austri kanë marrë vendimin që bllokimi i shteteve për shkak të Covidit-19 duhet të vazhdojë së paku deri në fund të janarit. Bllokimi në Gjermani do të zgjatet deri më 31 janar.

Sipas një raporti nga “Bild”-i, Komisioni shtetëror për menaxhimin e situatës ka vlerësuar se numri i infeksioneve është ende shqetësues dhe mund të rritet në ditet në vijim nga efekti i pushimeve dhe rikthimi i turistëve.

Merkeli do të mbledhë nesër ministrat ku pritet të merret vendimi i vazhdimit të bllokimit deri më 31 dhjetor, shkruan Indeksonline.

Në Austri, gjithashtu, bllokimi i planifikuar deri më 18 janar do të zgjatet. Mbyllja e pothuajse të gjitha dyqaneve tani do të zgjasë për të gjithë deri, më 24 janar.

Opozita ka dalë kundër këtij vendimi, por që kancelari Kurz është i vendosur që bllokimi të vazhdojë deri në fund të janarit./Indeksonline/