75 Mall Live Search
19:47 / E Hënë, 04 Janar 2021 / OSH

Analisti i njohur i futbollit bëhet trajner i skuadrës kosovare

Analisti i njohur kosovar, Erdin Hashani ka filluar me zejen e trajnerit.

Ai nga sot do ta merr timonin e skuadrës së klubit të Vjosës nga qyteti i Shtimes, transmeton Indeksonline.

Hashani që është i njohur për analiza të futbollit kosovar, tash do ta vazhdoj karrierën e tij në ulësen e klubit të Vjosës.

Skuadra nga Shtimja bën gara në Ligën e Dytë të Kosovës dhe kërkon inkuadrimin në Ligën e Parë./Indeksonline/