Pse u largua nga Prishtina Nikson Mema, ku pritet të transferohet? – menaxheri i lojtarit tregon çdo gjë për Indeksonline

Një nga futbollistët që është larguar nga FC Prishtina në këtë merkato të janarit është Nikson Mema.
Mema që erdhi si transferim verën e kaluar, nuk mori besimin e Zekirija Ramadanit për të pasur minuta këtë sezon.
Në lidhje me atë se çka ndodhi mes Nikson Memës dhe Prishtinës, Indeksonline kontaktoj menaxherin e futbollistit, Albin Sahatqija.
Ai tregoj se zgjidhja më e mirë për Niksonin dhe Prishtinës ishte ndarja.

“Mes Niksonit dhe Prishtinës nuk shkoj për shkak se nuk ju dha rasti nga trajneri i cili i kishte idetë e veta! Për shkak se Niksoni është në moshën më të mirë ku i nevojiten ndeshjet ne kontinuitet atëherë për të dy palët është zgjidhja më e mirë ndarja”, u shprehë ai fillimisht.
Tutje, menaxheri i njohur tregoj për ofertat që ka Nikson Mema në Kroaci dhe në Kosovë.
“Janë 2 oferta nga Superliga dhe rikthimi në Kroaci mund të ndodh verës ku jemi në bisedime me ekipet Slaven Belupo dhe Gorica në Kroaci”
“Po ashtu edhe Vëllaznimi nëse konsolidohet me kryesi kërkon rikthimin e tij që t’i ndihmoj deri verës”, përfundoj ai./Indeksonline/