75 Mall Live Search
23:53 / E Hënë, 04 Janar 2021 / OSH

Klopp ankohet në referim, e quan jo normale mos dhënien e penaltisë në rastin e Manes

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp nuk është ndarë aspak i kënaqur me referimin që u bë sonte në ndeshjen kundër Southamptonit. Skuadra e gjermanit pësoj humbje me rezultat 1:0.

Pas ndeshjes, Klopp u ankua në referim dhe e quajti jo normale mos dhënien e penaltisë tek rasti i Manes nga gjyqtari, Marriner, transmeton Indeksonline.

“Çfarë i ka bërë Andre Marriner Manés sonte, nuk është normale. Një penalti e pastër që do t’i jepej çdo ekipi tjetër. Rasti i prekjes me dorë, a mund të ma shpjegoj dikush? Gjyqtari i katërt tha se e kemi shikuar me VAR dhe nuk është penalti.”

“Manchester United ka më shumë penalti në dy vitet e fundit se sa unë në 5 vite e gjysmë, por nuk ka arsyetime për sonte”, u shprehë Klopp.

Kjo është ndeshja e tretë radhazi që Liverpool nuk arrin të shënoj fitore në Premier Ligë./Indeksonline/