75 Mall Live Search
11:02 / E Martë, 05 Janar 2021 / A. M.

Përgjimi telefonik ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe familjes së tij!

Mediat beogradase raportojnë se një pjesë e policisë ka përgjuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, për rreth një vit e gjysmë.

“Kurir”-i shkruan se përveç kreut të shtetit, ekzistonte edhe një listë e plotë e personave që ishin duke u përgjuar.

“Bisedat dhe punët e familjes së presidentit të Serbisë – vëllait të tij, Andrej Vuçiq dhe djalit të madh, Danilo Vuçiq. Po ashtu, edhe drejtori i BIA-së, Bratislav Gashiq, Milosh Vuçeviq…

Andrej Vuçiç, Danilo Vuçiç, Bratislav Gashiç, Milos Vuçeviç, Vladimir Gjukanoviç, Zvezdan Terziç, Nikola Selakoviç

Në një intervistë për “Kurir”-in, Vuçiqi konfirmoi se ai është përgjuar, transmeton Indeksonline

Konfirmimi për këtë veprim u bë nga ministri i Policisë, Aleksandar Vulin.

Mediat raportojnë se një hetim i gjerë dhe i hollësishëm tashmë ka filluar dhe se kanë nisur shkarkimet e krerëve të institucioneve të sigurisë. /Indeksonline/

5.1.2021. shtëpi