Imami, Shefqet Krasniqi flet shumëçka: Humanizmi- Halil Kastrati dhe Elvis Naçi, Hashim Thaçi, burgu, vaksina/Covid-19…

Hoxhë Shefqet Krasniqi në një intervistë për IndeksOnlinen ka folur për shumë gjëra, duke mos përjashtuar këtu as periudhën derisa ishte në burg, Hashim Thaçin, humanizmin, vaksinën ….
Krasniqi thotë se ditët në burg nuk kanë qenë aspak të lehta për të dhe se nuk ia kishte borxh askujt.
Derisa për arrestimin e tij atë kohë, Krasniqi drejton gishtin kah ish-presidentja Atifete Jahjaga dhe ish- kryeministri Hashim Thaçi.
“Në burg kam qenë pak, por ka zgjat arresti shtëpiak, procedura nën hetime dy vjet e gjysmë, proceset e gjykimit, nuk janë të lehta, shumë të rënda. Nuk është e lehtë me të thanë dikush për diçka që nuk ke të bëjë fare me atë mesele. Unë kam qenë shënjestër më shumë se të tjerët, borxh nuk ja kam pas askujt jam dëmtu më shumë se të tjerët. Kërkujt borxh s’ja kam pas, t’u fillu prej presidentes që ka qenë atëherë, e ish- kryeministri që vetë tash është t’u u gjyku në burg dhe atij ministrit të Mbrojtjës që po hanë dhe, edhe të tjerëvë e askujt s’ja kam pas borxh”, ka thënë imami i për IndeksOnline.
Krasniqi ka përmendur faktin se vazhdimisht ka pasur ftesa për t’u ndërlidhur në parti politike.
Ai mohon se do të kontibuojë ndonjëherë në skenën politike.
“Pse s’është e arsyeshme të kontribuojnë hoxhollarët në politikë, nuk janë jashtokësorë. Si çdo qytetar tjetër duhet ta ndiejë veten përgjegjës për ta rregulluar gjendjen e kësaj shoqërie. Është detyrë e secilit me kontribu. Ua kanë frikën hoxhollarëve, sepse ua trubullojnë ujin të tjerëve. Një hoxhë nuk shkon me u korruptue e as me vjedh se e di që e ka haram me vjedh, po shkon me ndalue, me i ndihmu kësaj shoqërie”, ka theksuar ai.
”Kam pas kërkesa, unë e kam fushën tem të ndame, të qartë. Unë mendoj se njëri prej faktorëve të fortë të burgosjes tem është po kjo, se unë po i futem politikës dhe po ju fshijë një numër të madh të votuesve. Por unë edhe para se me u burgos e kam thanë nuk e kam ndërmend o ju njerëz, kurrë Zoti mos më shtiftë në politikë, inshAllah Allahu nuk më len, unë kam çështje të tjera. Mua nuk më pëlqen sistemi partiak”, shtoi ai.
Krasniqi thotë se lutet që kjo situatë rreth pandemisë të kalojë sa më shpejt.
Ai thotë se vaksina është ilaç, andaj edhe është i mirëseardhur.
”Vaksina është ilaç. Ilaçin e ka krijuar Allahu. Njerëzit nuk e prodhojnë vaksinën prej asgjëjë, prej asgjëje veç Zoti bën gjëra. Njeriu prej diçka transferon diçka tjetër. Njeriu ilaçin e zbulon, krijues është Zoti jo njeriu. Nuk ka sëmundje që e ka kriju Zoti e që nuk e dërgon edhe ilaçin. Si ilaç është i mirëseardhur. Ka qenë sprovë e rëndë për njerëzimin”.
Krasniqi ka folur edhe për veprimtarinë e Halil Kastratit dhe Elvis Naçit, derisa ka thënë se e çmon atë që vëllëzërit e tij myslimanë e bëjnë.
Ai njëherit përmend faktin se me islam është që dora-dorën nuk duhet ta shohë. /IndeksOnline/