75 Mall Live Search
15:57 / E Martë, 05 Janar 2021 / OSH

Vendos Kryesia e Kuvendit: Sonte seancë e jashtëzakonshme

​Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, u mblodh sot nën drejtimin e kryeparlamentares Vjosa Osmani, për të shqyrtuar kërkesën e kryeministrit për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, me pikë të vetme të rendit të ditës, shqyrtimin e Propozim-Vendimit të Qeverisë për dërgimin e Kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit. 

Kryesia vendosi që konform kërkesës, seanca e jashtëzakonshme të mbahet sot, më 5 janar 2021, në orën 18:00. 

Po ashtu Kryesia autorizoi Komisionin funksional për Çështjet e Sigurisë dhe të Mbrojtjes, për shqyrtimin paraprak të këtij propozim-vendimi.