Del video pas shpërthimit në Ferizaj, të lënduarit shihen rrugëve duke kërkuar ndihmë

Pamje të reja nga shpërthimi i bombolës së gazit në Ferizaj kanë arritur në redaksinë e IndeksOnline.
Në një video të siguruar shihet tym duke dalë nga lokali ku ndodhi shpërthimi i bombolës së gazit.
Menjëherë pasi bombola shpërtheu njerëzit e lënduar filluan të dalin jashtë për të kërkuar ndihmë.

Janë mbi 40 persona që kanë marrë ndihmën mjekësore prej të cilëve 14 janë dërguar në QKUK për tretman të mëtejmë mjekësor.

Dy prej të lënduarve janë me lëndime të rënda ndërsa të njëjtit janë futur menjëherë në operacion.
IndeksOnline ka raportuar në vazhdimësi për këtë shpërthim të fuqishëm.
