75 Mall Live Search
20:17 / E Martë, 05 Janar 2021 / C E

Për cilën skuadër të Superligës bën tifo, përgjigja e Bernard Berishës është befasuese

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Bernard Berisha sivjet ka kaluar sezonin më të mirë në karrierë prej se është transferuar në Rusi.

29 vjeçari ka shënuar 6 gola dhe 2 asistime në 18 ndeshje të zhvilluara me Akhmat Grozny.

Meqë kampionati rus është në pauzë edhe disa javë, Berisha e ka shfrytëzuar pushimin për të kaluar kohë me familjen e tij në Pejë.

Sulmuesi i Kosovës ka dhënë një intervistë për Indeksonline ku ka treguar edhe skuadrën e tij të zemrës në Superligë.

Ekipi i zemrës time është Besa, por në këtë sezon me paraqitjet që i ka bërë jam tifoz i Ballkanit, për shkak që aty më luajnë shumë shokë që kemi luajtur së bashku, prandaj e pëlqej ekipin e Ballkanit. Falë presidentit që e kanë edhe kushtet që ua ka ofruar, mendoj që në këtë sezon nëse ata nuk shpallen kampion mendoj që është dështim”, ka thënë Bernard Berisha.

29 vjeçari ka luajtur për dy sezone me ekipin e parë të Besës para se të transferohej në Shqipëri e më pas edhe në Rusi. /IndeksOnline/