Abdixhiku për koalicionin e dikushëm LVV-LDK: U “lëndua” gjatë negociatave

Ish ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, në “Pressing” sonte ka thënë se raporti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike u lëndua gjatë procesit të negociatave, ende pa u arritur marrëveshja, shkruan IndeksOnline.
Ai tha se koalicioni i atëhershëm kishte potencial të madh të ndryshimit, i cili u thye në krizën e parë.
“Problemtika nisi të lind në procesin e negociatave, është lëndu relacioni LDK-LVV gjatë negociatave.
Pritjet e mija ishin që postin e Presidentit të zgjedhnim bashkë, unë kam qenë një shtyrës që të ndodh ky koalicion.
Unë kam qenë pjesë e ngociatave por asnjëherë nuk përdorëm atë që të bëjmë fushatë. Ne kemi potencialin më të lartë, me kapacitete të mëdha e gjuhë të përbashkët programore dhe nuk besoj, këtë ia kam thënë edhe Kurtit, që nuk do të kesh një situatë ku do të kesh aq shumë potencial të ndryshimit.
Ky potencial u thy në krizën e parë politike. Ishte krizë ideologjike, problemet e tjera do të zgjidheshin”, tha ai.
Ai tutje tregon edhe arsyet që çuan deri tek koalicioni LVV-LDK.
“Ishin bërë dy vjet opozitarizëm i përbashkët, kishte takime të mëdha mes liderëve politik në atë kohë. Njerëzit në rrugë na uronin pas publikimit të zgjedhjeve të 6 tetorit, ani pse ne kishim humbur. Në këtë situate, kam përshtypjen që problematika lindi të nisë përgjatë procesit të negociatave që zgjati shumë. Unë besoj se është lënduar relacioni përgjatë negociatave”, tha ai./IndeksOnline/