75 Mall Live Search
12:53 / E Mërkurë, 06 Janar 2021 / C E

Disa orë para derbit, Milani jep lajmin e keq për tifozët

Kur kanë mbetur vetëm disa orë deri në fillim të derbit kundër Juventusit, Milani ka lëshuar një komunikatë shtypi.

Skuadra rosonere tregon se Ante Rebiqi dhe Rade Kruniqi kanë rezultuar pozitivë me koronavirusin, shkruan Indeksonline.

Lojtarët janë asimptomatikë dhe mbeten të izoluar në shtëpitë e tyre.

Lojtarët e tjerë kanë bërë një test tjetër ku të gjithë kanë rezultuar negativë.

Gjatë ditës së djeshme edhe dy lojtarë të Juventusit dolën pozitivë me koronavirusin. /IndeksOnline/